Loading...

Galeria

Disa Foto

Galeria

Image

Edhe këtë vit shkollor klasat e XII- ta të udhehequra nga profesoresha e nderuar Monika Laqi organizuan aktivitet bamirësie, ku nxënësit të përkrahur edhe nga prindërit e tyre për dy ditë me radhë në mënyrë vullnetare shiten produkte ushqimore të pëgatitura nga ata vetë dhe familjet e tyre. Tê hollat e mbledhura do të dhurohen për bëmirësi.

Aktivitet bamirësie

Image

Në kuadër të garës kreative "Promovimi i vlerave natyrore përmes të rinjëve të Prizrenit" Shmlm ,,Luciano Motroni,, zuri vendin e I -rë! Në garë morën pjesë nxënës -përfaqësues nga 5 shkolla të mesme të Prizrenit. Tema e nxënësve të Shmlm ,,Luciano Motroni,, - Vlerat mjekësore të bimëve në Grykën e Lumbardhit të Prizrenit!

Promovimi i vlerave natyrore përmes të rinjëve të Prizrenit

Image

Programi festiv me rastin e 28 Nentorit ditës së pavarësisë. Program i përgatitur nga nxënësit e shkollës sonë nën udhëheqjen e prof. Jeton Qafleshi!

URIME 28 NENTORI !

Image

Sot në SHMLM “Luciano Motroni” në Prizren u implementua trajnimi “Pluralizmi dhe respektimi i diversitetit përmes edukimit”(Hardwired Global) me kl XII/1, gjatë implementimit pos trajnerëve: Aferdita Rrahmani, Sabrije Bytyqi dhe unë Pjetër Përlazri, na shoqëruan edhe Brikena Krasniqi dhe Albana Gashi, asistente administrative të projektit.

“Pluralizmi dhe respektimi i diversitetit përmes edukimit”

Image

Një vit pune, përpjekje e përkushtimi, për kushte më të mira të punës, për ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies,për rezultate më të larta. Me përgjegjshmëri edhe më të lartë drejt synimeve tona. Vetëm disa prej hapsirave të shkollës dhe momenteve gjatë vitit shkollor 2022/2023!

2022/2023

Image

Shmlm ,, Luciano Motroni" Prizren sot:16.02.2023 shënoi 15 vjetorin e Kosovës Shtet! Sekuenca nga ora letrare dhe programi festiv për nder të 15 vjetorit të Shtetësisë! Lavdi të rënëve për liri, përjetësisht mirënjohës! Përulemi para veprës së tyre.

15 Vjetori i Kosovës

Image

GJATË MUAJIT TETOR - 2022! -Furnizuam shkollën me materiale pastrimi. -Furnizuam kabinetet e infermierise me të gjitha materialet shpenzuese. -Furnizuam kabinetin e stomatologjisë me të gjitha materialet shpenzuese. -Rregulluam në tërësi dhe e bëmë shumë funksional kabinetin ekzistues të TIK-ut.

GJATË MUAJIT TETOR - 2022!

Image

Ismail Çertik nxënës i klasës XII/3 erdhi me iden që për nder të Festës së 28 Nëntorit të punojnë një punim nga kapakët e shfrytëzuar plastik. Këta kapakë janë sjellë nga nxënësit e shkollës sonë përgjatë muajit të Nëntorit, dhe Ismaili bashkë me tre shoqet e klasës së tij: Evelina Guraj, Luarta Tërshnjaku dhe Elita Morina punuan flamurin kombëtar shqipëtar. Ky punim do ti dedikohet "Eko Klubit" duke qenë se nxënësit e shkollës tonë janë pjesë e këtij klubi!

Punimi me kapakët e shfrytëzuar plastik

Image

Sot me datën 27.10.2023 grupi i nxënësve të “Eko Klubit” pranë Shmlm “Luciano Motroni” në Prizren me prof. Reshat Reshitaj nga “Eko Klubi”, pofe. Merita Kabashi dhe koordinatori i cilësisë Pjetër Përlazri në shmlm “Luciano Motroni” e zhvilluan një aktivitet jashtëkurrikular me rastin e shënimit të Ditës botërore - “Trashegemia Natyrore” ku vizituan Grykën e Lumbardhit të Prizrenit.

Trashegemia Natyrore

Image

Sot më: 23.10.2023 në shkollën tonë na nderuan me praninë dhe ligjëratën e tyre themeluesja e shoqatës ,, Renesanca'' znj. Violeta Pirana e cila ka tejkaluar Kancerin e gjirit si dhe znj.Vildane Muriqi-Kukesi (mësimdhënëse) e cila po ashtu ka tejkaluar Kancerin e gjirit të cilat para nxënësve dhe mësimdhënësve treguan përvojat e tyre të vështira, masat parandaluese, trajtimin, kurat gjendjen psikologjile dhe emocionale dhe ndërgjegjësimin rreth Kancerit të gjirit.

Tetori rozë

Image

Një grup prej 15 nxënësish së bashku me koordinatorin e cilësisë prof. Pjetër Përlazri ishin në takim me kryetarin e komunës z. Shaqir Totaj për të dhënë idetë e tyrë për projektet zhvillimore të komunës dhe shkollave të komunës, brengat dhe shqetësimet e tyre.

Takim me kryetarin e komunës z. Shaqir Totaj

Image

Më datë 17.10 2023 disa nxënëse të shkollës sonë ishin pjesëmarrëse në trajnimin një ditorë të organizuar nga Ojq IPKO Foundation dhe të mbështetur nga Drejtoria e Arsimit në Prizren me temë: Trajnimi i vajzave në fushën e sigurisë kibernetike"

Trajnimi i vajzave në fushën e sigurisë kibernetike

Image

Për të shënuar Ditën Botërore të shëndetit Mendor nxënësit e shkollës sonë të shoqëruar nga psikologia e shkollës znj. Kaltrina Skoro- Murtezaj vizituan Klinikën "Empatia" në Prizren e cila klinikë ofron shërbime multidisciplinare psikologjike dhe logopedike. Nxënësit patën mundësi që nga afër të shohin klinikën dhe të njoftohen me shërbimet që i ofron kjo klinikë.

Vizita në Klinikën "Empatia"

Image

Sot më: 28.09.2023 u mbajt mbledhja me Këshillin e prindërve të shkollës si dhe u zgjodh kryesia dhe kryetari i Këshillit të prindërve të shkollës i cili njëherit është dhe Kryetar i Këshillit drejtues të shkollës {KDSH). Në pozitën e kryetarit të këshillit të prindërve të shkollës u zgjodh Prof.dr. Senad Neziri.

U zgjodh kryesia dhe kryetari i Këshillit të prindërve

Image

Sot më:21.09.2023 në shkollën tonë Këshilli i nxënësve të shkollës me vota të fshehta zgjodhi kryetarin/en e këshillit të nxënësve të shkollës si dhe nënkryetarin dhe kryesinë. Kryetare u zgjodhë nxënësja: Evelinë Guraj - Klasa XII-3 Nënkryetar u zgjodhë nxënësi: Liman Morina - Klasa -XII-15

Zgjedhja për kryetarin/en e këshillit të nxënësve të shkollës

Image

Pas trajnimit për përdorimin e Defibrilatorit për dhënien e ndihmës së parë nga mësimdhënëset: Dr. Sajra Birdaini dhe instruktorja e praktikës profesionale prof. Hytmete Bajraktari, sot shkolla e jonë u pajis me çantën e ndihmës së parë dhe pajisjen e Defibrilatorit. Falenderojmë Kryqin e Kuq të Kosovës, KFOR- in Zviceran, njësiti i LMT-së në Prizren dhe KFOR-in Italian si sponzorizues.

shkolla e jonë u pajis me pajisjen e Defibrilatorit.